Kukësi e ka nisur më së miri kampionatin. Verilindorët mund të kishin pikë të plota, pasi ndaj Laçit kaluan në epërsi të dyfishtë dhe vetëm në minutat shtesë Dejan Zarubina u hoqi dy pikë nga dora.
Drejtori sportiv i Kukësit, Pero Pejic, ka folur shkurtimisht dhe thekson se skuadra e tyre i ka shanset për të luftuar për titullin kampion.
“Po, jemi gati për titullin kampion. Kemi marrë 7 pikë në 3 ndeshje. Në ndeshjen e fundit i humbëm pikët kot”, tha mes të tjerash kroati, i cili e ka sezonin e parë si drejtues klubi në Abissnet Superiore.
Më tej ai vlerëson trajnerin e skuadrës verilindore, italianin Diego Longo. “Jemi ekip serioz, kam shumë besim te trajneri Longo. Ai punon çdo ditë, jo një orë e gjysmë”, tha në mbyllje Pero Pejic, i cili ka shkëlqyer edhe në fushë me Kukësin në kampionatin tonë. / oversport.tv