Pele del nga spitali: Do të kaloj Krishtlindjen pranë familjes

Vjen një lajm shumë i mirë për futbollin brazilian, por edhe për të gjithë botën e sportit: Pele ka dalë nga spitali dhe mund të festojë festat e fundvitit në shtëpi, në praninë e familjarëve të tij.

Ish-kampioni ishte shtruar në spitalin “Albert Einstein” të San Paolos, për të marrë kurimin e duhur pas një operacionit që bëri për të hequr një tumor në zorrën e trashë.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Ka qenë vetë Pele ai që ka dhënë këtë lajm të bukur në rrjetet sociale: “Nuk është rastësore kjo foto duke qeshur. Siç ju kisha premtuar, do të kaloj Krishtlindjet me familjen time. Po kthehem në shtëpi. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e ngrohta”. / Oversport.tv