Pasi njoftoi në rrjetet sociale se do të dilte nga spitali ku po zhvillonte kimioterapi pas operacionit që kreu për heqjen e tumorit, legjenda e futbollit brazilian Pele është shfaqur i buzëqeshur në foton e Krishtlindjes të publikuar në Twitter.
“Sot iu uroj momente dashurie, paqe dhe bashkimi, ashtu si mua. Gëzuar Krishtlindjen miq”, shkruan ish-futbollisti 81-vjeçar, pranë bashkëshortes Marcia Aoki, përpara pemës së vitit të ri të mbushur me dhurata.
Mediat lokale kanë shkruar se Pele ka kaluar Krishtlindjen në shtëpinë e tij në Guaruja, në bregdetin e San Paolo. / Oversport.tv
Hoje eu espero que vocês estejam vivendo momentos de amor, paz e união, assim como eu. Feliz Natal, meus amigos.
//
Todas I hope you are living moments of love, peace and unity, just like me. Merry Christmas my friends. pic.twitter.com/dNsJFdMlDN
— Pelé (@Pele) December 25, 2021