Pele frikëson botën e futbollit, shtrohet sërish në spital

Vazhdon lufta e legjendës së futbollit Pele me sëmundjen që ka. Ai është shtruar sërish në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo. Një shtrim në spital i paplanifikuar ky dhe që i ka shqetësuar të gjithë pasi gjendja e legjendës mund të jetë përkeqësuar.

Gjithçka është bërë e ditur nga ESPN, ndërsa raportohet ndër të tjera se ai nuk ndodhet në kujdesin intensiv. Një lajm ky që e ka qetësuar disi botën e futbollit.

Ylli brazilian po trajtohet vazhdimisht pasi është operuar për kancerin e zorrës së trashë që e zbuloi shtatorin e kaluar. Muajt e fundit ai është shtruar vazhdimisht në spital. Sipas asaj që kanë thënë familjarët e tij, situata nuk është shqetësuese, por ai duhet të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve. /oversport.tv

Foto: Pele, Twitter