Pele qetëson: Jam mirë, në spital për një kontroll rutinë

Mediat braziliane pretendonin se Pele po kalonte një gjendje jo të mirë shëndetsorë, pasi legjenda braziliane ishte parë në ambientet e një spitali.

Pretendimet e medias ishin se ish-kampioni i botës kishte humbur ndjenjat, prandaj kishte kërkuar trajtim të specializuar mjekësor, por është vetë Pele, ai që përgënjështron gjithçka dhe qetëson të gjithë ata që ishin në merak për shëndetin e tij:

“Miq, nuk kam humbur ndjenjat dhe gëzoj shëndet të plotë. Shkova në spital për një kontroll rutine, që nuk mund ta bëja më parë për shkak të pandemisë”.