Pellegrini nuk stërvitet me grupin, në dyshim për sfidën kundër Genoas

Mourinho është në ankth për gjendjen e Lorenzo Pellegrinit. Kapiteni i Romës ka tashmë 10 ditë që vuan nga një dëmtim në gjurin e majtë, që e detyroi që të mungojë në grumbullimin e kombëtares italiane të drejtuar nga Roberto Mancini.

Pellegrini shtrëngoi dhëmbët për ndeshjen kundër Venezias, duke vuajtur këtë shqetësim prej më shumë se një muaji (që nga ndeshja kundër Juventusit 17 tetorin e kaluar), por duket se akoma nuk është rikuperuar plotësisht nga ky dëmtim.

Mesfushori vazhdon të punojë individualisht, madje edhe sot nuk arriti që të stërvitet me grupin. Grumbullimi i tij për ndeshjen e ardhshme në kampionat kundër Genoas në transfertë, që do të luhet të dielën është në dyshim të madh. Nëse edhe nesër nuk stërvitet me grupin, atëherë mundësitë për ta parë në fushë do të zvogëlohen ndjeshëm.

Pellegrini është i gatshëm të sakrifikojë edhe njëherë veten, por Roma nuk dëshiron që të rrezikojë dhe mendon ta lërë pushim në sfidat kundër Genoas dhe Zoryas, që të rikthehet ne formën optimale për sfidën kundër Torinos. / Oversport.tv