Pëlqehet nga disa klube në Angli, Roma vendos çmimin e mbrojtësit

Përpara se të mendojë për blerjet, Roma më parë duhet të shesë ndonjë lojtar, që të mbushë arkat e klubit. Objektivi është i qartë dhe mes atyre që mund të largohen nga kryeqyteti italian është edhe Roger Ibanez.

Mbrojtësi ka një klauzolë prej 80 milionë eurosh për prishjen e kontratës, shifër kjo shumë e lartë, por verdhekuqtë janë të gatshëm ta lënë të lirë nëse ofrohen 30 milionë euro.

Sipas mediave italiane, lojtari pëlqehet nga disa klube angleze, por për momentin nuk kanë ardhur akoma oferta zyrtare në klubin e Romës. / Oversport.tv