Penallti e humbur dhe shtyllë, Milani e Interi bëjnë paqe në derbin dramatik

Një derbi me llogari dhe shumë emocione. Milani dhe Interi ndahen në barazim 1-1, në një ndeshje që mund të kishte përfunduar edhe ndryshe. Rastet nuk munguan, teksa u akorduan dy penallti, pati një shtyllë në minutën e 90-të dhe shumë përpjekje për të shënuar të tjerë gola. Gjithsesi u realizuan vetëm dy.

Derbi i Milanos nisi me spektakël, teksa sapo kaluan 10 minuta u akordua një penallti që u desh të konfirmohej me anë të VAR. Ndërhyrja e Kessie ndaj Calhanoglu u konsiderua e parregullt dhe mesfushori turk ndëshkoi ish-skuadrën e tij.

LEXO EDHE
Çfarë solidariteti i ultrasve të Milanit, koreografia e derbit me mesazh prekës

Festa e Interit nuk zgjati shumë. Pas një goditjeje dënimi De Vrij devijoi me kokë topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Handanovic dhe direkt pati baraspeshë. Kampionët në fuqi të Italisë vazhduan të ishin të rrezikshëm në zbritjet e tyre dhe ia dolën të fitonin edhe një tjetër penallti.

Ballo-Toure pentoi në zonë Barella dhe Lautaro Martinez i zhgënjeu tifozët e Interit në ato momente. Tatarusanu e priti goditjen e sulmuesit argjentinas dhe mbajti Milanin në lojë. Në minutat e fundit të pjesës së parë Lautaro iu afrua sërish golit, por pa sukses.

LEXO EDHE
“Kampionët e Italisë”, ultrasit e Interit tallen me rivalët e Milanos në derbi

Barazim në 45 minuta dhe Interi sërish në sulm, me Lautaro dhe Calhanoglu që rrezikojnë portën e kuqezinjve. Milani u zgjua në 10 minutat e fundit, kur pati të gjitha mundësitë për të fituar derbin.

Handanovic shpëtoi kampionët pas një goditjeje dënimi të Ibrahimovic, ndërsa më pas u lehtësua kur Bennacer gjuajti mbi tra nga brenda zone. Drithërimat më të mëdha tek Interi i përjetuan ë minutën e 90-të, kur Saelemaekers goditi shtyllën dhe Kessie topin e kthyer e dërgoi jashtë. 1-1 dhe Milani vazhdon ta ndajë kreun me Napolin.

SERIE A – JAVA 12
Milan-Inter 1-1
Shënues:
de Vrij 17’ / Calhanoglu (pen.) 11’

/ oversport.tv