Partizani ka ngecur në Korçë dhe sërish një gafë u kushton të kuqve. Takimi me Skënderbeun është mbyllur në barazim 1-1, edhe pse të kuqtë u munduan të ishin më kërkues dhe synimi ishin vetëm tre pikët.
Emiljano Musta në pjesën e parë tentoi me një goditje dënimi të befasonte portierin Rexhepi, por ky i fundit e grushtoi topin dhe e mbajti rrjetën të paprekur. Lucas Cardoso gjithashtu rrezikoi në një moment.
Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa në të dytën u akordua një penallti në favor të Partizanit. Stenio Junior këtë herë nuk gaboi dhe e çoi topin në rrjetë. Festë te “demat e kuq”, por që zgjati shumë pak.
Vetëm një minutë më pas Skënderbeu barazoi, duke shfrytëzuar mosmarrëveshjen e portierit Alban Hoxha me mbrojtësin Damcevski. Elvi Berisha e shfrytëzoi atë rast dhe barazoi rezultatin. 1-1 dhe me këto shifra u mbyll i gjithë takimi.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 2
Skënderbeu-Partizani 1-1
Shënues: Berisha 58’/ Stenio Junior (pen.) 57’