Penalltitë e shkaktuara, mbrojtësi i Shqipërisë rekordmen në LaLiga e Europë

Ivan Balliu është lojtari që ka shkaktuar më shumë penallti në LaLiga deri në këtë moment të kampionatit spanjoll të futbollit.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka vepruar gabim në tre raste dhe e ka penalizuar skuadrën e Rayo Vallecano me penallti kundër.

Nëse në Spanjë ai nuk ka asnjë rival, në “top5” kampionatet e Europës është vetëm një lojtar që ka shkaktuar tre penallti sa Balliu.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Julien Laporte, i cili aktivizohet në Ligue 1 me skuadrën e Montpellier. / oversport.tv