Pendohet Deschamps: Duhet ta kisha thirrur më parë Theo Hernandezin

Dy asistime dhe një paraqitje tjetër bindëse për Theo Hernandez, në fitoren e lehtë të Francës që përfundoi me rezultatin 8-0 ndaj Kazakistanit. Kështu, paraqitjet e mira të mbrojtësit të Milanit me kombëtaren kanë detyruar trajnerin e Francës, Didier Deschamps të bëj një hap pas dhe të pranojë se ka gabuar që nuk e ka thirrur atë më parë.

Gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës së radhës, Deschamps tha se Hernandez duhet të thirrej më shpejtë nga ai. Edhe pse ai ka vetëm 4 ndeshje të luajtura me kombëtaren, kaq ka mjaftuar që Deschamps të bindet nga milanisti.

“Theo duhet të kishte ardhur më parë për të luajtur me ne, për cilësitë që ka dhe se ai shkon shumë mirë me sistemin tonë të lojës. Di të jetë efektiv në të dyja fazat. Unë e shoh atë që luan i qetë, ai ndihet mirë këtu në Francë. Kjo është vetëm ndeshja e katërt që ka luajtur me ne dhe duhet të them se ka bërë paraqitje solide, shumë interesante”. /oversport.tv