Ferran Torres është shqetësimi i Manchester City. Sulmuesi spanjoll ka pësuar një dëmtim në pjesën e shputës së këmbës.
Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar gjithçka në konferencën e sotme për shtyp, madje edhe periudhën që sulmuesi do të qëndrojë jashtë fushave të blerta.
“Ferran do të qëndrojë dy muaj e gjysmë, ose tre muaj jashtë fushave të blera”, u shpreh Pep, për të cilin ky është një lajm i keq.
Torres këtë sezon kishte shënuar 2 gola në katër ndeshje të Premier League. 21-vjeçari është pjesë e rëndësishme e City dhe dëmtimi i tij do të ndihet në vazhdim. / oversport.tv