“Për çfarë dreqin vërshëllen”, Mourinho zbulon pse e pësoi Zaniolo

Jose Mourinho ishte i tërbuar pas ndeshjes kundër Genoa, pasi Roma e tij barazoi 0-0 por në fund iu anulua një gol me VAR me pretendimin se Tammy Abraham shkaktoi faull ndaj Johan Vasquez.

Veç kësaj, Nicolo Zaniolo që shënoi golin u ndëshkua me karton të kuq. Gjyqtari Rosario Abisso nuk kishte dyshime, ndërkohë që Mourinho pas ndeshjes tregoi pse e pësoi lojtari i tij.

“Zaniolo u ndëshkua me karton të kuq pasi i tha arbitrit se për çfarë dreq faulli po vërshëllen. Tani më thoni, a do të ndëshkoheshin Chiellini në stadiumin e Juventusit apo Zlatan në San Siro pse ka thënë diçka të tillë”, u shpreh Mourinho pas ndeshjes.

Portugezi mes të tjerash kishte deklaruar: “Mund të komentoj ndeshjen, por jo golin dhe kartonin e kuq të Zaniolos. Nëse këto janë indikacionet që kanë marrë gjyqtarët dhe ai është faull, atëherë duhet të ndryshojmë emrin  e këtij sporti, nuk mund të quhet më futboll.

Nëse arbitri ka gabuar dhe duhet ta jepte gol, atëherë ai është i pari që duhet të jetë i pakënaqur dhe për ne të Romës kjo është një situatë e përjetuar më parë. Gjatë këtij sezoni na kanë ndodhur shumë raste të tilla. Nesër është një ditë e re. Roma është shumë e vogël në sytë e pushtetit”. / Oversport.tv