Për Realin mjafton Benzema, Balliu dhe Vallecano durojnë 83 minuta

Ka mjaftuar goli i Karim Benzema që Real Madrid të dalë me tre pikë nga transferta ndaj Rayo Vallecanos. “Galaktikët” fituan me rezultatin minimal 1-0 në një ndeshje që rezultoi më e vështirë nga sa pritej për ekipin e Ancelottit.

Edhe pse Reali e kishte për një kohë të gjatë kontrollin e lojës, rastet e rrezikshme nga vendasit nuk munguan. Ivan Balliu dhe shokët e tjerë të ekipit ia dolën që të mbanin portën e tyre të paprekur për 83 minuta lojë.

Më pas, ishte Karim Benzema ai që zhbllokoi gjithçka duke i dhënë edhe qetësinë Realit. Më pas madrilenët u përpoqën të menaxhonin avantazhin dhe ia dolën mjaft mirë.

Kështu, ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të miqve që vazhdojnë të jenë të qetë në krye dhe ngjiten në kuotën e 60 pikëve. Nga ana tjetër, Rayo Vallecano pëson humbjen e pestë në radhë dhe qëndron në vendin e 12-të në kuotën e 31 pikëve. /oversport.tv

LALIGA – Java 26
Rayo Vallecano – Real Madrid 0-1
Shënues:
Benzema 83’

Foto: Real Madrid C.F. Twitter