Për Sevillan mjafton një gol, Vallecano konfirmon ecurinë pozitive

Sevilla ka arritur një fitore minimale 1-0 këtë të dielë ndaj Celta Vigo. Ekipit të Lopetegui i ka mjaftuar goli i Mir për t’u kthyer në shtëpi me tre pikët.

Pjesa e parë e takimit i pa rrjetat të pa prekura me të dyja ekipet që u përpoqën shumë, por pa rezultat. Mirëpo, në pjesën e dytë ishte sulmuesi Rafa Mir që gjeti hapësirë në zonën kundërshtare duke e çuar topin në rrjetë dhe rezultatin e takimin në 1-0. Pjesa tjetër e ndeshjes prodhoi shumë raste, por asnjë nga ekipet nuk mundën dot të ndryshonin rezultatin.

Fitore ka arritur edhe Rayo Vallecano kundër Elche me rezultatin 2-1 duke konfirmuar edhe njëherë ecurinë positive këtë fillim sezoni. Të zotët e shtëpisë e panë veten në disavantazh pas golit të Boye në fillimin e takimit, por golat e Hernandez dhe Nteka i mjaftuan për të kthyer rezultatin. Kështu, ata dolën me pikë të plota nga ndeshja duke mbajtur vendin e 6 në renditjen e përgjithshme. /oversport.tv

LA LIGA- JAVA E 9-TË
CELTA VIGO-SEVILLA 0-1
Shënues:
Mir 54’

RAYO VALLECANO-ELCHE 2-1
Shënues:
Hernandez 26’, Nteka 65’/ Boye 14’