Për Spalletin ka vetëm lajme të mira, kthehen nga dëmtimi tre titullarë

Pas suksesit kundër Legias së Varshavës në Europa League, Spalleti ka marrë të tjera lajme të mira. Sipas asaj që raporton vetë klubi napoletan, tekniku italian ka rigjetur tre lojtarët e dëmtuar, Victor Osimhen, Lorenzo Insigne dhe Fabian Ruiz.

Napoli nisi sot përsëri stërvitjen në kuadër të ndeshjes kundër Hellas Verona që do të luhet të dielën dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Oversport. Në komunikatë thuhej se të tre këta lojtarë janë stërvitur rregullisht me grupin dhe janë të gatshëm për trajnerin.

Ndërkohë, vazhdojnë ende të dëmtuar dy lojtarët e tjerë, Kostas Manolas dhe Malcuit. Mbrojtësi grek zhvilloi stërvitje të personalizuar ndërsa Malcuit u stërvit vetëm në palestër i ndarë nga pjesa tjetër e ekipit. /oversport.tv