Për të rinjtë është viti i Pedrit, fiton edhe Kopa Trophy

Pedri është fituesi i Kopa Trophy për vitin 2021. Mesfushori i Barcelonës është shpallur kështu lojtari më i mirë nën moshën 21-vjeëare.

Mesfushori zhvilloi plot 73 ndeshje në sezonin e kaluar, midis Barcelonës dhe kombëtares spanjolle. Më parë ai ka fituar edhe çmimin tjetër prestigjioz për moshatarët e tij, Golden Boy.

Ai la pas lojtarë si Jude Bellingham, apo Jamal Musiala. Më parë këtë çmim e ka fituar  Kylian Mbappe dhe Matthijs de Ligt.  /oversport.tv