Përballë ka një skuadër nga Irlanda e Veriut, mësoni më shumë për kundërshtarin e Vllaznisë në Europë

Një kundërshtar nga Irlanda e Veriut për Vllazninë në Conference League. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës, i rezervon shkodranëve në turin e parë kualifikues, dy përballje me Linfield, skuadër rekordmene në Irlandën e Veriut, por jo shumë e vështirë në letër.

Të besuarit e Migen Memellit do të luajnë ndeshjen e parë në transfertë më 13 korrik, ndërsa në Shkodër do të luhet sfida e kthimit më 20 korrik. Por kush është kundërshtari i Vllaznisë? Shkodranët përballen me ekipin që edicionin e fundit të kampionatit vendas e mbylli në vendin e dytë.

Në 137 vite histori, Linfield është skuadra më e titulluar në Irlandën e Veriut, me 56 kampionate dhe 44 kupa, por në Europë viti më i sukseshëm mbetet në sezonin e largët 1966-1967 ku u ndal në raundin e tretë të Champions League. Edhe sezonin e kaluar të Conference League, Linfield ishte vetëm një hap larg kualifikimit fazën e grupeve, por u mposht në sfidën e fundit.

Linfield është ndeshur vetëm një herë në historinë e saj me skuadrat shqiptare, ku përballë ka pasur Tiranën në sezonin 1982-1983. Në atë kohë kalonte ekipi bardheblu, ku bie në transfertë me rezultatin 2-1 dhe fiton në Tiranë 1-0 për të vazhduar rrugëtimin falë golit në fushën kundërshtare.

Sa i përket skuadrave, Vllaznia ka një vlerë më të lartë në treg, ku sipas Transfermarkt, ekipi shkodran kap shumën e 3.35 milionë eurove, ndërsa irlandezo veriorët 3.09 milionë euro. Një sfidë që me siguri nuk mund të quhet e lehtë, por Vllaznia i ka të gjitha shanset për t ë kaluar më tej dhe pse jo të provojë një ëndërr më shumë. /oversport.tv