Sfida Cagliari-Venezia, që do të luhet sot në orën 20.45 në stadiumin “Unipol Domus” dhe do të transmetohet Live në Oversport 1, hap javën e 7-të të kampionatit italian të futbollit.
Dy skuadrat takohen sërish në Serie A, pas 21 vjetësh (takimi i fundit i luajtur në elitën e futbollit italian daton në shkurt të vitit 2000).
Vendasit janë një nga dy skuadrat (tjetër është Salernitana) që nuk e kanë provuar akoma shijen e fitores këtë sezon në kampionat dhe aktualisht e shohin veten në vendin e parafundit në renditje.
Drejtuesit e Cagliarit i besuan pankinën një emri të njohur si Walter Mazzarri, por rruga e suksesit nuk është gjetur akoma.
Sardët do të bëjnë të pamundërën që të gjejnë fitoren e parë sezonale në sfidën e sotme kundër Venezias. Të dëmtuarit Ceter, Dalbert, Faragò, Ladinetti dhe Rog do të mungojnë në sfidën e sotme, por Godin dhe Strootman janë të gatshëm për Mazzarrin.
Edh miqtë nuk kanë shkëlqyer në këtë fillim sezoni (4 pikë në 6 ndeshje) dhe aktualisht qëndrojnë në zonën që të zbret në kategorinë inferiore. Venezia synon një rezultat pozitiv në trasnfertën e sotme në Sardenjë, përballë një rivali direkt në luftën për mbijetesë.
Të dëmtuarit Ala-Myllymaki, Haps, Lezzerini, Sigurdsson dhe Vaça do të mungojnë kundër Cagliarit.
Formacionet e mundshme
Cagliari: (3-5-2): Cragno; Caceres, Godin, Carboni; Nandez, Deiola, Strootman, Marin, Lykogiannis; Joao Pedro, Keita.
Venezia: (4-3-3): Maenpaa; Ebuehi, Svoboda, Ceccaroni, Mazzocchi; Cernigoi, Fiordilino, Busio; Aramu, Okereke, Johnsen.