Duke mbyllur kampionatin në kuotë të barabartë pikësh (31), Spezia dhe Verona shtynë sezonin e tyre edhe me një ndeshje shtesë, pasi të dielën do të përballen me njëra-tjetrën në një sfidë që do të vendosë se kush nga dy skuadrat do të qëndrojë sezonin e ardhshëm në Serie A.
Rregulli i ri që u fut në rregullore këtë vit (nëse dy skuadra që luftojnë për mbijetesë mbyllin kampionatin me pikë të barabarta luhet një ndeshje shtesë mes të dyjave), solli një finale mbijetese, që nuk luhet në futbollin italian që nga sezoni 2004-2005.
Verona dhe Spezia do të luajnë një finale se kush do të qëndrojë në Serie A në 11 qershor në një fushë neutrale. Nëse koha e rregullt përfundon në barazim atëherë do të gjuhen direkt penalltitë, pa u zhvilluar koha shtesë. / Oversport.tv