Përballje Hysaj-Leao, zbuloni formacionet zyrtare të supersfidës Lazio-Milan

Lazio-Milan do të jetë supersfida që do të ul siparin e javës së 19-të të Serie A. Kampionët në fuqi të Italisë do të udhëtojnë në kryeqytetin italian, ku në “Olimpico” kërkojnë të rigjejnë formën e tyre më të mirë pas një periudhe të vështirë që po kalojnë.

Supersfida e cila do të startojë në orën 20:45 do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe platofrmën Tibo. Në prag të kësaj sfide të dy trajnerët kanë zgjedhur edhe 11 lojtarët titullarë që do të startojnë që prej minutës së parë.

Do të jetë një përballje Hysaj-Leao në linjën anësore pasi Maurizio Sarri i ka besuar eksperiencës së mbrojtësit shqiptar për të ndalur talentin portugez. Kjo është sfida e tretë radhazi për Hysaj si titullar pas asaj ndaj Sassuolos në Serie A dhe Bolognas në Kupë.

Formacionet zyrtare

LAZIO (4-3-3): Provedel; Hysaj, Casale, Romagnoli, Marusic; Milinkovic, Cataldi, Luis Alberto; Pedro, Felipe Anderson, Zaccagni

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kalulu, Tomori, Dest; Tonali, Bennacer; Messias, Diaz, Leao; Giroud