Përballje kampionësh, UEFA dhe Conmebol zyrtarizojnë Itali-Argjentinë

Italia dhe Argjentina do përballen me njëra tjetrën në verën e ardhshme. Nisma që u krijua si ide në korrik të këtij viti, sot ka marrë trajtën zyrtare të një kompeticioni, i cili do shohë fituesit e Europianit përballë fituesit të Kupës së Amerikës.

Gjithçka nisi si ide për të nderuar legjendën e futbollit botëror Diego Armando Maradona, i cili ndërroi jetë ne 25 nëntor të vitit të kaluar.

Palët kanë gjetur dakordësinë dhe janë në pritje për të konfirmuar stadiumin ku do mbahet ndeshja e parë e edicionit të ri.

Nëse gjithçka shkon në drejtimin e duhur, Italia e Roberto Mancinit do përballet me Argjentinën e Leo Messit me shokë në korrik të vitit 2022. / oversport.tv