Përcaktohen çiftet e para të 1/8-ve të finales, kualifikohen favoritët në Eurovolley 2021

Janë përcaktuar çiftet e para të 1/8-ve të finales së Kampionatit Europian të Volejbollit për meshkuj 2021.

Poloni-Finlandë dhe Rusi-Ukrainë janë dy sfidat që do të luhen në 11 Shtator. Fituesit e këtyre takimeve do të kualifikohen për në çerekfinale.

Serbi-Turqi dhe Holandë-Portugali janë ndeshjet e 1/8-ve të finales që do të luhen në datë 12 shtator.

Takimet e ditës së sotme nuk kanë dhuruar surpriza. Polonia ka mposhtur 3-0 Ukrainën dhe siguron vendin e parë në Grupin A, ndërsa Portugalia 3-1 Greqinë dhe falë këtij suksesi kualifikohet për në turin tjetër.

Itali-Slloveni 3-0 dhe Bjellorusi-Mali I Zi 3-0 janë rezultatet e Grupit B. Italianët njohin vetëm fitore në këtë turne.

Rusia e zë në vendin e dytë në Grupin C, falë fitores 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut. Ndërsa Finlanda mposhti në 5 sete 3-2 Turqinë në ndeshjen tjetër të grupit.

Kroacia siguron kualifikimin falë fitores 3-1 përballë Sllovakisë, ndërsa Franca koleksionon fitoren e radhës, kësaj here përballë Letonisë (3-0).

Ndeshjet e fundit të grupeve do të plotësojnë tablonë e plotë të 1/8-ve të finales./ oversport.tv