Përcaktohen vazot e Champions League për sezonin e ri, ja ku qëndrojnë 26 skuadrat e kualifikuara

Janë përcaktuar vazot e edicionit të ardhshëm të Champions League. Fituesi i trofeut, Manchester City do të jetë në vazon e parë bashkë me fitueset e kampionateve në ligat më të rëndësishme të Europës, mes të cilave edhe Napoli.

Ndonëse u mposht në finale, Interi shkon në vazon e dytë bazuar në koeficientin e UEFA-s, ndërsa Lazio dhe Milani do të jenë në vazon e tretë.

26 klube e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të edicionit të ardhshëm të Champions League, ndërsa 6 të fundit do të përcaktohen pas ndeshjeve kualifikuese dhe Play Off-it.

Ja dhe skuadrat në secilën vazo:

Vazo 1

Manchester City, Bayern Munchen, PSG, Barcellona, Napoli, Benfica, Feyenoord, Sevilla.

Vazo 2

Inter, Real Madrid, Arsenal, Manchester United, Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Porto, Leipzig.

Vazo 3

Milan, Lazio, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Crvena Zvezda

Vazo 4

Newcastle, Real Sociedad, Celtic, Union Berlin, Lens