Percassi: Vlahovic sulmuesi më i mirë i Serisë A. Muriel një kampion

Në një intervistë të gjatë të dhënë për “L’Eco di Bergamo”, presidenti i Atalanës, Antonio Percassi ka folur edhe për ndeshjen e radhës në kampionat, sfidën kundër Fiorentinës:

“Fiorentina është përmirësuar shumë, do të jetë një ndeshje e madhe. Për mua, Vlahovic është aktualisht sulmuesi më i fortë i kampionatit dhe Prandelli ka meritën absolute se besoi tek ai dhe e aktivizoi në Serinë A”-ka presidenti I zikaltërve.

“Po Muriel? Ai është një as, një kampion i padiskutueshëm. Atalanta-Fiorentina do të jetë një sfidë mes sulmuesve, prandaj fatin e takimit do ta vendosi paraqitja e mbrojtësve.

Dhe kur shoh paraqitjet e Palomino në dy ndeshjet e para… është shumë i fortë. Ai është shembulli i stilit Atalanta, njeriu i duhur për të ndalur Vlahovic”-ka përfunduar Antonio Percassi. /Oversport.tv