Përfundon aventura te Sevilla, Januzaj transferohet në Turqi

Ka përfunduar aventura e sulmuesit me origjinë shqiptarë, Adnan Januzaj, te klubi i Sevilla. Sulmuesi 27-vjeçar është transferuar në Turqi për herë të parë në karrierën e tij klubi i Istanbul Basaksehir.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi turk përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka prezantuar sulmuesin. Januzaj do të qëndrojë te Basaksehir deri në qershor të vitit 2023 si lojtar i huazuar nga Sevilla.

Sulmuesi belg, nuk përjetoi aspak një aventurë të mirë që prej largimit nga radhët e Real Sociedad. Në këtë sezon me Sevilla, Januzaj regjistroi vetëm 2 paraqitje në kampionat dhe tre në Champions League. /oversport.tv

Foto: İstanbul Başakşehir, Twitter