Perez ëndërron një skuadër “galaktikësh”, nis sulmin për Mbappe e Haaland

Florentino Perez po planifikon që të ndërtojë sërish një Real Madrid “galaktikësh”. Sipas asaj që shkruan “Calciomercato.com” gjigandët spanjollë do të tentojnë të sjellin në Madrid dy yje të futbollit botëror verën e ardhshme.

Objektivi kryesor i “los blancos” është Kylian Mbappe, të cilit i skadon kontrata me PSG-në në fund të sezonit, por bashkë me të synohet që në “Bernabeu” të transferohet këtë verë edhe Erling Haaland.

Për sulmuesin e Borussia Dortmund duhet të paguhet klauzola që nis nga 75 milionë euro, të cilave u shtohen edhe komisione të tjera për agjentin Raiola dhe babain e lojtarit. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter