Perez fiton Çmimin e Madh të Singaporit, por meksikani i Red Bull është nën hetim

Sergio Perez fiton Çmimin e Madh të Singaporit, duke kaluar finishin para Ferrarit të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, por piloti meksikan i Red Bull është nën hetim, pasi nuk ka mbajtur distancën minimale kur në pistë ndodhet Safety Car.

Vendin e 4-t dhe të 5-të e kanë zënë dy makinat McLaren të Lando Norris dhe Daniel Ricciardo, ndërsa kryesuesi i renditjes për pilotë, Max Verstappen ka mbyllur garën në vendin e 7-të.

Piloti i Red Bull duhet të shtyjë kështu festën për titullin e dytë radhazi në karrierë në garën e ardhshme të Formula 1. / Oversport.tv

Foto: Formula 1 Twitter