Perez: Presionet politike dhe ekonomike ndryshuan dëshirën e Mbappe

Për herë të parë Florentino Perez tregon të vërtetën e tij për Kylian Mbappé, që vendosi të qëndrojë te PSG, ndonëse i kishte dhënë fjalën për tu transferuar te Reali i Madridit.

“Mbappé ëndërronte të luante te Reali i Madridit. Donim ta merrnim që gushtin e kaluar dhe ata nuk donin ta shisnin. Vazhdonte të thoshte që donte të luante për Realin. Gjithçka ndryshoi brenda 15 ditëve. Nga njëra anë presioni politik, nga ana tjetër ai ekonomik.

Kylian është shumë i ri, nëse e merr në telefon presidenti i Republikës, sigurisht që impresionohet, ndonëse nuk ka shumë sens që të të marrë në telefon presidenti i Francës”, ka thënë presidenti i Realit për “El Chiringuito TV”.

“Asnjë lojtar në histori nuk është më i madh se Reali i Madridit dhe kjo nuk do të ndryshojë. I janë mbyllur dyert për të ardhmen? Nuk kam thënë kurrë që mbaroi përgjithmonë. Ndoshta për tre vite shumë gjëra mund të ndryshojnë”, ka thënë Perez. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter