Përfundon aventura greke e Vullnet Bashës, rikthehet te Wisla Krakow

Vullnet Basha është rikthyer sërish te Wisla Krakow. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi polak me anë të një postimi në faqen e saj. Në të thuhej se ish-lojtari i kombëtares ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur deri në vitin 2024.

Kështu, mesfushori 31-vjeçar ka mbyllur aventurën e tij me Ionikos Nikeas në Greqi. Wisla nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e elitës polake të futbollit pasi zbriti një kategori më poshtë.

Ata u renditën në vendin e parafundit. Ky mund të konsiderohet një rikthim në shtëpi për Vullnet Bashën pasi ka veshur fanellën e klubit polak nga viti 2017 deri më vitin 2021, përpara se të transferohej në Greqi. /oversport.tv

Foto: Wisła Kraków, Twitter