Përfundon Botërori i Peshëngritjes, Enkileda Carja nderon Shqipërinë

Ka përfunduar Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të rinj, që u zhvillua në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës nga data 25 mars deri në 1 prill dhe u transmetua live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Ka përfunduar me sukses një tjetër event ndërkombëtar i zhvilluar në Shqipëri nën kujdesin e federatës së Peshëngritjes dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në këtë botëror morën pjesë 268 sportistë nga 57 vende të ndryshme të Botës. Turqia ka arritur të fitojë më shumë medalje në këtë botëror për të rinj, e ndjekur nga Kazakistani dhe Filipinet.

Shqipëria mori dy medalje bronzi në këtë Botëror, të dyja me sportisten kuqezi Enkileda Carja, që në peshën deri në 59 kg për femra zuri vendin e tretë në Botë në stilin e shkëputjes (ngriti 87 kg) dhe në dygarësh (ngriti 187 kg), ndonëse e nisi garën në baterinë B. / Oversport.tv