Përfundon epoka Agnelli! Klubi bardhezi: 13 vite të mbushura me suksese

Juventusi i Andrea Agnellit ka përfunduar udhëtimin e tij 13-vjeçar në mënyrën më të keqe, brenda dhe jashtë fushe. Humbja e thellë përballë Napolit (5-1) ishte e fundit me në krye Këshillin Administrativ që kishte dhënë dorëheqjen, nga 18 janari në krye të Juventusit do të jetë një Këshill i ri Admisnitrativ që do të udhëhiqet nga Gianluca Ferrero.

Ngjarjet jashtë fushës së blertë nuk ishin nga më të bukurat, por klubi bardhezi ka dashur të kujtojë rezultatet dhe rekordet që janë arritur gjatë këtyre 13 viteve.

“Ka emocione. Ka opinione. Ka shifra, të pakundërshtueshme, që certifikojnë një epope të jashtëzakonshme, atë të 13 sezoneve të presidencës Agnelli”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Në shkrim përmenden trofetë e fituara gjatë kësaj periudhe: 19 trofe të fituar nga skuadra e meshkujve, 9 tituj kampion radhazi (nga sezoni 2011-2012 deri në 2019-2020) një seri që askush nuk e kishte bërë më parë në kampionatin italian, 0 humbje në sezonin 2011-2012, kur Juventusi mbylli kampionatin pa humbje, e vetmja skuadër që ka arritur këtë gjë në Serie A në një kampionat me 20 ekipe. / Oversport.tv

Foto: juventus.com