Përfundon në çerekfinale aventura e boksierit Alban Beqiri në Lojërat Europiane 2023

Boksieri shqiptar Alban Beqiri nuk ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale në peshën 71 kg në Lojërat Europiane 2023, që po zhvillohen në Poloni, event që transmetohet live në kanalin Sportalb në platformën Tibo.

Boksieri kuqezi është mposhtur me rezultatin 5-0  nga rivali nga Danimarka Nikolai TERTERYAN dhe nuk ka arritur të sigurojë një vend mes katër më të mirëve në këtë kategori.

Gjithsesi boksieri kuqezi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Lojërat Europiane 2023. Kujtojmë që në turet paraardhëse Beqiri ka mposhtur me të njëtin rezultat, 4-1, lituanezin Aleksandr TROFIMCUK dhe sllovenin Leburic. / Oversport.tv