Përfundon telenovela “Messi”, PSG njofton largimin e kampionit të Botës

Sfida ndaj Clermont mbrëmjen e sotme do të jetë e fundit për Lionel Messin si lojtar i Paris Saint-Germain. Kampioni i Botës do të largohet në fund të sezonit nga klubi parisien si një lojtar i lirë.

Lamtumirën e 7 herë fituesit të Topit të Artë e kanë bërë zyrtare vetë kampionët e Francës në faqen e tyre zyrtare.

“Klubi dëshiron të falënderojë më së miri shtatë herë fituesin e Topit të Artë, i cili gjithashtu ngriti një Superkupë të Francës dhe dy tituj kampionë.” – shkruhet në faqen zyrtare të PSG në Instagram.

Në dy vite si lojtar i Paris Saint-Germain, Lionel Messi regjistroi 74 paraqitje, 32 gola të realizuar, 35 asistime dhe tre trofe të fituar. Tashmë mbetet për t’u parë se ku do të jetë ndalesa e radhës për kampionin e Botës. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Saint-Germain (@psg)

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook