Përfundon telenovela Raspadori, sulmuesi zyrtarizohet te Napoli

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Giacomo Raspadori është afrimi më i ri i Napolit të Luciano Spallettit.

Ka qenë vetë klubi i Napolit që me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë publik lajmin. Në të thuhej se Raspadori ka firmosur për Napolin në formë huazimi më detyrim blerje në fundin e sezonit.

Kështu pas shumë tentativash janë mbyllur me sukses tratativat mes palëve. Ka qenë edhe klubi i Sassuolos që ka publikuar një postim lamtumire për yllin e tyre të sulmit. /oversport.tv