Përfundon Turi i Shqipërisë, një shqiptar arrin rezultat pozitiv në etapën e fundit

Ka përfunduar edhe etapa e 5-të dhe e fundit e Turit çiklistik të Shqipërisë, duke i dhënë fund edicionit të 80-të. Ashtu siç është traditë, çiklistët këtë herë garuan në itinerarin Përmet-Fier, një garë që zgjati 122 kilometra.

Në vend të parë në këtë garë e mbylli Polychronis Tzortz që e ndali kohën në 2 orë 42 minuta e 55 sekonda. Pas tij u rendit çiklisti nga Azerbajxhani, Samir Jabrayilov, ndërsa podiumi u plotësua nga turku, Emre Yunus Yilmaz.

Sa i përket sportistëve shqiptarë, Ylber Sefa arriti rezultatin më të mirë nga kuqezinjtë në këtë garë duke u renditur në vendin e gjashtë. /oversport.tv