Përgënjeshtrohet vdekja e Raiolas! Është në gjendje të rëndë, por gjallë

Është e paqartë situata në lidhje me shëndetin e Mino Raiolas, i njohur si mbreti i merkatos së futbollistëve.

Në media u publikua lajmi i vdekjes së tij, por duket se Raiola është akoma gjallë, ndonëse në kushte të rënda dhe në rrezik për jetën.

Ka qenë José Fortes Rodriguez, krahu i tij i djathtë që ka përgënjeshtruar vdekjen dhe më pas ky lajm është konfirmuar edhe nga profesor Zangrillo për “sportmediaset”. / Oversport.tv

Foto: iamzlatanibrahimovic Instagram