Perisic drejt largimit, Inter gjen zëvendësuesin që në janar

Inter është në një situatë ku kërkon të blindojë yjet për një periudhë sa më të gjatë. Pas Martinez e Barella, edhe Brozovic është në negociata për të shtyrë qëndrimin e tij me zikaltrit. Mirëpo, kroati tjetër, Ivan Perisic duket se do ta ketë sezonin e tij të fundit me kampionët në fuqi të Serisë A.

Kësisoj, të gjendur në këtë situatë, agjentët dhe drejtuesit e Interit kanë hedhur sytë nga Filip Kostic. Anësori i Eintraht Frankfurt mund të kushtojë deri në 10 milionë euro dhe Inter është gati që të futet në garë për të që në merkaton e muajit janar.

Perisic është në skadencë kontrate dhe në fund të sezonit, mund të largohet i lirë nga Inter. Së fundmi mësohet se Dortmund dhe Volfsburg anë sinjalizuar interes rreth tij. Inter pritet që t’i ofrojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh për të paktën 3 sezone. Zikaltrit duan që të shfrytëzojnë faktin që Kostic është nën kontratë deri në vitin 2023, ndaj skuadra gjermane do të ishte e gatshme të negocionte për të mos e humbur me parametra zero.