Perisic: E merituam kualifikimin, nuk flas për të ardhmen

Ivan Perisic po kalon një moment të artë me Interin dhe kontributi i tij për ekipin e Inzaghit është i jashtëzakonshëm. Mesfushori kroat thotë se skuadra krijon më shumë raste dhe e meritoi kualifikimin në raundin e ardhshëm të Championsit. Megjithatë, ai nuk dha lajm për vazhdimësinë te skuadra zikaltër.

Conte-Inzaghi- “Nuk ka shumë diferencë mes Contes dhe Inzaghit. Luajmë sërish në të njëjtën skemë dhe këtë vit ia kemi dalë që të bëjmë më mirë në Champions. Kemi krijuar më shumë raste dhe e merituan kualifikimin në raundin e ardhshëm. Në vitin që lamë pas, mungoi shumë pak”.

E ardhmja- “Dy vitet e fundit kanë qenë shumë të bukur dhe unë kam uri për të fituar. Nuk më pëlqen shumë të flas për të ardhmen. Jam i fokusuar tek e tashmja. Duhet të japim gjithçka çdo ditë”.

Momenti- “Vitin e kalua kisha pak probleme në fillim sepse ndryshova pozicion. Është një rol shumë i vështirë dhe për pak muaj mund të themi nëse ishte sezoni im më i mirë me Interin apo jo. Mendoj që pushova pak më shumë sepse kisha COVID dhe nuk isha në Europian. Pushova mirë dhe punova gjithashtu. Shpresoj të vazhdoj kështu”. /Oversport.tv