Përjashtimi i Onanës nga Botërori, reagon trajneri i Kamerunit

Portieri i Kamerunit Andre Onana, u përjashtua nga trajneri prej grupit të ekipit përpara sfidës me Serbinë për arsye disiplinore. Për këtë vendim, foli vetë tekniku i Kamerunit Rigobert Song në përfundimin e ndeshjes me Serbinë.

“Andre Onana është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ajo që duhet të bëj unë është të privilegjoj grupin dhe jo individët. Në një grup duhet një disiplinë e caktuar dhe kur këto kritere të disiplinës nuk plotësohen, duhet të mbaj përgjegjësi.” – tha fillimisht trajneri i Kamerunit.

“Unë i kërkova të presë dhe ne do të kemi mundësinë të shohim nëse ai do të vazhdojë në Kupën e Botës. Varet nga ai dhe gjithashtu do i duhet t’i bindet rregullave.” – përfundoi Rigobert Song.

Ende nuk është e qartë nëse Onana do të vazhdojë të luajë në Kupën e Botës. Gjithsesi kjo deklaratë e teknikut 46-vjeçar, ka lënë një derë të hapur për portierin e Interit. /oversport.tv

Foto: fecafoot-officiel.com