Përmbysje dramatike, Espanyoli i Bares dorëzohet në limite kundër Atletico Madrid

Atletico Madrid ka triumfuar me përmbysje ndaj skuadrës së Espanyol, ku luan edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare. Fieraku kishte mundësinë të luante kundër ish-skuadrës së tij në LaLiga dhe doli i mundur me rezultatin 1-2.

Katalanasit shënuan të parët, në fundin e pjesës së parë pas një goditjeje këndi. Sulmuesi Raul de Tomas e befasoi skuadrën e Simeone me një goditje perfektë me kokë, me topin që përfundoi në rrjetë dhe bëri që Espanyol të festonte.

Në fillim të pjesës së dytë Lemar pa t’i anulohej një gol për pozicionin jashtë loje, me ndërhyrjen e VAR. Atletico Madrid luftoi fort dhe në minutën e 79-të Carrasco vendosi baraspeshën me një goditje të saktë nga brenda zonës.

Sikurse ndodh zakonisht kohët e fundit, prej ndërhyrjeve me VAR, u akorduan 10 minuta shtesë. Në të fundit Lemar ndëshkoi skuadrën e Espanyol dhe Atletiko Madrid iu gëzua fitores dhe tre pikëve, që për momentin e ngjitin në vendin e parë me 10 pikë pas katër javësh kampionat. / oversport.tv