Përmbysje e çmendur në transfertë, Leeds merr fitore jetike kundër Wolves

Leeds United ka shtangur skuadrën e Wolves në transfertë, pasi ka fituar me rezultatin 3-2. Një përmbysje e çmendur, pasi “ujqit” shënuan dy herë në pjesën e parë me Jonny dhe Trincao.

Askush nuk e çonte ndërmend se nga 2-0 kjo ndeshje do të shkonte 2-3, sidomos me situatën që Leeds po kalonte këtë sezon. Fitorja me Norwich nuk ishte ndonjë tregues rikthimi, ndërsa me triumfin e sotshëm ndryshon diçka.

Wolves nga minuta e 53-të mbeti me një lojtar më pak, pasi Raul Jimenez u ndëshkua me karton të kuq (2 të verdhë) dhe aty Leeds mori zemër. Për tre minuta ata ia dolën ta barazojnë, duke shënuar me Harrison dhe Rodrigo.

Leeds ishte i detyruar të hidhej në sulm dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen, pasi Ayling në minutën e parë shtesë i dha goditjen finale skuadrës së Wolves, duke e përmbysur ndeshjen në 2-3. / oversport.tv

PREMIER LEAGUE – JAVA 30

Wolves-Leeds 2-3
Shënues:
Jonny 26’, Trincao 45+11’ / Harrison 63’, Rodrigo 66’, Ayling 90+1’

Foto: Leeds United, Twitter