Kukësi është skuadra e vetme që ka fituar këtë javë në Abissnet Superiore dhe merr komandën me pikë të plota. Verilindorët mposhtën me përmbysje Kastriotin, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin 3-1 dhe pati gol mjaft të bukur.
Krutanët ishin të parët që shënuan, me anë të mesfushorit Arbër Basha që me një gjuajtje fluturimthi e çoi topin në rrjetë. Kastrioti më pas pretendoi për një penallti, pasi Mudrazija u rrëzua në zonë.
Pas konsultimit me arbitrat në dhomën e VAR, vendos që të vazhdonte loja. Më pas Kukësi ia doli të barazonte me një supergol të Edison Ndrecës, i cili më pas mund të shënonte edhe golin e dytë.
Verilindorët u rikthyen në pjesën e dytë të karikuar dhe shfrytëzuan direkt një gabim të Kastriotit, duke shënuar me Edi Basa. Boshnjaku realizoi më pas edhe një tjetër gol, duke i dhënë fund këtij dueli që u fitua nga Kukësi.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 2
Kukësi-Kastrioti 3-1
Shënues: Ndreca 39′, Basa 46′, 68′ / Basha 27′
/ oversport.tv