Do të luhen sot dy ndeshje çerekfinale të Kampionatit Europian të Volejbollit për meshkuj. Holandë-Serbi në orën 17.30 dhe Poloni-Rusi në orën 20.30 do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në Oversport.
Poloni-Rusi është pa diskutim kryendeshja e ditës së sotme, një finale e parakohshme. Polakët i kanë fituar të gjitha ndeshjet që kanë luajtur në këtë turne dhe në shtëpinë e tyre kërkojnë titullin kontinental që u mungon që nga viti 2009.
https://www.instagram.com/p/CTzBP-DA9ub/?utm_source=ig_web_copy_link
Kampionët e Botës në fuqi synojnë fitoren përballë rivalëve rusë, që të sigurojnë një vend mes 4 më të mirave të Europës.
Në krahun tjetër qëndron Rusia, mbretëresha e këtij kompeticioni, me 14 tituj të fituar. Medalistët e argjendtë të Tokios nuk kanë shkëlqyer në fazën e grupeve, por gjithsesi mbeten një superfuqi në këtë sport.
Maxim Mikhaylov dhe Victor Poletaev do të mungojnë për rusët në ndeshjen e sotme.
Megjithëse luajnë përpara publikut polak, Ergo Arena i sjell fat Rusisë, pasi në këtë impiant ka fituar Kampionatin Europian në 2013-n dhe Ligën Botërore të FIVB në 2011-n.
Kampionia në fuqi e Europës, Serbia do të përballet me Holandën në ndeshjen tjetër çerekfinale. Serbët mbeten favoritë për një vend në gjysmëfinale, por edhe holandezët nuk duhen nënvlerësuar, pasi janë paraqitur shumë mirë në këtë turne. / oversport.tv