Përralla e Di Lorenzos, nga Serie C drejt trofeut me Napolin pas Maradonës

Titulli kampion ndërron duar, imagjinar dhe historik në të njëjtën kohë, do të ndodhë në ditët në vijim. Shpallja e Napolit kampion që ishte e sigurt prej disa muajsh do të bëhet matematike së shpejti, pra ‘pushtimi’ i Serie A nga Napoli.

Një kalim nga Armando Maradona tek Giovanni Di Lorenzo, kapiteni i fundit i fituesve të të kaltërve në Serie A dhe kapiteni i kësaj skuadre, e cila 33 vite më vonë është gati të riktheht për të gëzuar një trofe kaq të rëndësishëm. Një nga lojtarët me të mëdhenj në histori dhe mbrojtësi i krahut, i cili erdhi në heshtje nga Empoli dhe u shndërrua në një lider të vërtetë brenda 3 viteve.

Vetëm gjashtë vjet më parë, Di Lorenzo luajti në Matera në Serie C. Pastaj dy vite tek Empoli dhe më pas tek gjigandët e Napolit. Rinovimi është shumë afër pasi agjentët e mbrojtësit dhe De Laurentiis po punojnë prej muajsh.

Kontrata aktuale përfundon në vitin 2026 dhe palët nuk po nxitohen, por rinovimi i kontratës po vjen për të rregulluar rrogën dhe për të riafirmuar rëndësine e 29-vjeçarit në ‘Diego Armando Maradona’. Pasi të mbarojnë festimet e titullit kampion pritet të hidhet dhe firma e Di Lorenzos, një firmë që ndërthuret me histori. /oversport.tv