Përralla e Messias: Nga puna si fatorino, në Champions me Milanin

Si një përrallë është historia e Junior Messias, që mund të shënojë gola në “San Siro” me fanellën e Milanit dhe mund të luajë në Champions League, por deri pak kohë më parë punonte si fatorino dhe ëndrra për t’u bërë futbollist profesionist dukej se do të mbetej një ëndërr.

Por falë Ezio Rossi-t kaloi nga futbolli amator në Serinë D dhe më pas duke ngjitur shkallët deri në Serinë A, si protagonist me Crotone-n dhe tashmë me Milanin. Gjithçka ka ndodhur në pak vite, tamam si nëpër filma.

“Në 2015 kur e takova, dukej i dorëzuar. Pagesat ishin te ulta dhe preferonte të bënte fatorinon, që të siguronte të ardhura për familjen e tij”, -thotë tekniku Ezio Rossi, që e zbuloi si talent. Me Casale në Serie D shënoi 20 gola në sezonin debutues, madje skuadra e tij u shpall kampione.

Paraqitjet e mira me Chieri dhe Gozzano, bënë që Crotone të hidhte sytë tek sulmuesi  brazilian. Protagonisti kryesor i Crotones, sezonin e kaluar të Serisë A kërkon që të bëjë gjëra të mëdha edhe tek Milani këtë sezon.