Vazhdojnë të bëjnë polemika fjalët e ashpra të José Mourinhos në drejtim të disa prej lojtarëve të tij, pas humbjes që Roma pësoi në Kupën e Italisë përballë Interit: “Nëse skuadra ka frikë të luajë ndeshje të tilla, le të shkojë të luajë në Serie C. Njerëz pa b**e”.
Ka nga ata që në Serie C janë protagonistë si Romano Perticone, që nuk është dakord me mendimin e portugezit dhe i kthen menjëherë përgjigje:
“Në Serie C më kanë pështyrë në fytyrë, më kanë futur gishtin në sy, më kanë kërcënuar në tunel. Në Serie A kurrë”. Pra, për të luajtur në kategoritë inferiore duhen b**e.
Ish-mbrojtësi i Livornos dhe Novaras, aktualisht tek Cittadella nuk i pranon fjalët e trajnerit portugez.
“Kur flitet për Serie C, është më mirë që të mbeteni tek vlerat teknike, që padiskutim janë të ndryshme”, ka thënë lojtari. / Oversport.tv