Peshëngritje, +87 kg: Emily Campbell nuk njeh rivale në kategorinë e saj

Ka qenë një garë pa shumë histori sfida e fundit për femra në Kampionatin  Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë dhe transmetohet ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Në peshën mbi 87 kg, anglezja Emily Campbell nuk ka patur rivale, pasi ka dominuar si në shkëputje (medalje ari me 118 kg) edhe në shtytje (medalje ari me 153 kg), duke u shpallur kampione Europe me tre medalje ari (271 kg në total).

Turkja Melike Günal është shpallur nën-kampione e Europës me 242 kg të ngritur në total dhe ka marrë medalje argjendi në dy stilet, shkëputje (108 kg) dhe shtytje (134 kg).

Shkallën e tretë të podiumit në të dy stilet e ka zënë austriakja Sarah Fischer, që ka marrë edhe medaljen e bronztë në dygarësh me 230 kg. / Oversport.tv