Armeni Barseghyan është shpallur kampion bote për të rinj në peshëngritje në peshën deri 67 kg për meshkuj, në eventin që po zhvillohet në Durrës dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.
Barseghyan fitoi medalje ari në stilin e shkëputjes, ku ngriti 128 kg, 7 më shumë se rivali më i afërt Al Marzouq. Ky i fundit fitoi medalje ari në stilin e shtytjes, ku arriti të ngrejë 149 kg.
Në këtë garë mori pjesë edhe sportisti shqiptar Samoel Rrasa, që bëri një paraqitje shumë të mirë. Peshëngritësi kuqezi ngriti 115 Kg në shkëputje, duke zënë vendin e 5-të dhe 133 kg në shtytje, ku u rendit i 8-ti. Në total Rrasa ngriti 248 kg dhe zuri vendin e 7-të në këtë Botëror. / Oversport.tv