Peshëngritje: Enkileda Carja i jep një tjetër medalje Shqipërisë, renditet e treta në dygarësh

Sapo ka përfunduar gara për kategorinë femra deri në 59 kg dhe sportisja shqiptare Enkileda Carja i ka dhuruar edhe një tjetër medalje Shqipërisë, në kampionatin Botëror të peshëngritjes për të rinj që po zhvillohet në Durrës dhe transmetohet live në Oversport dhe Tibo.

Peshëngritësja kuqezi, ndonëse garoi në kategorinë B, arriti që të fitojë medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes, ku ngriti 87 kg. Në stilin e shtytjes Carja ngriti 100 kg dhe arriti që të marrë medaljen e bronztë në dygarësh, duke ngritur në total 187 kg. Këto janë edhe dy medaljet e para të Shqipërisë në këtë Botëror.

Kjo garë është dominuar nga Medine Amanova nga Turkmenistani, që ka arritur të marrë medalje të artë në shkëputje dhe në shtytje, për rrjedhojë edhe në dygarësh. / Oversport.tv